Përshkrimi
Residenca 15
3 + 1 ( 3 dhoma gjumi ) – 7 Njësi – Sipërfaqe nga 118.37 m² deri 120.66 m²
Çmimet Orientuese duke filluar nga 288,591€
Mënyrat e Pagesave :
- Faza 1 – 10% me nënshkrimin e kontratës së investimit
- Faza 2 – 20% me përfundimin e punimeve të parkimeve nëntokësore
- Faza 3 – 20% me përfundimin e strukturës dhe muraturës
- Faza 4 – 20% me perfundimin e punimeve elektrike dhe mekanike
- Faza 5 – 20% me përfundimin e fasadës
- Faza 6 – 10% me dorëzimin e njësisë
Vendndodhja
Baks Bay është një komunitet bregdetar në Velipojë, i pozicionuar mes kaltërsisë së detit Adriatik dhe relievit malor natyror. I konceptuar si një resort që do të qëndrojë aktiv gjatë gjithë vitit, Baks Bay shtrihet përgjatë një vije bregdetare prej 1.1 km, duke ofruar 300,000m² hapësira të gjelbra, plazh privat dhe Hotelin prestigjioz Melia.
Baks Bay po pozicionohet si qendra më e re e bregdetit verior të Shqipërisë, i lidhur në mënyrë strategjike me pikat kyçe të rajonit:
:
Tiranë – rreth 1 orë
Podgoricë – rreth 1 orë e 45 min
Prishtinë – rreth 3 orë e 45 min
Shkup – rreth 4 orë e 30 min
Projekti përfshin zona rezidenciale, njësi tregtare, hoteleri, hapësira sportive dhe qendra mirëqenieje, si dhe 1.1 km vijë bregdetare. Ky është një projekt me një fazë të vetme zhvillimi, ku e gjithë infrastruktura, shërbimet dhe njësitë e banimit do të dorëzohen në të njëjtën kohë. Resorti ofron një mjedis pa makina, ku e gjithë infrastruktura e qarkullimit është e pozicionuar nëntokë.
Njësite Rezidenciale
Apartamente dhe rezidenca variojnë nga 1 deri në 4 dhoma gjumi, me sipërfaqe nga 39m² deri në 207m².
Disa godina janë ekskluzivisht për banim, ndërsa të tjera përfshijnë ambiente tregtare në katin 0.
Apartamente të stilit modern mesdhetar secili grup ndërtesash përfshin këto
shërbime:
Recepsion / Oborr të brendshëm të
sistemuar / Pishinë private / Kënd lojërash
/ Palestër / Përdorim pa pagesë të plazhit
Përfitimet e Rezidentëve
- 10% zbritje në restorantet e resortit
- Përdorim pa pagesë të plazhit privat
- Përdorim pa pagesë i pishinave
- 10% ulje për marrjen me qira të ambienteve sportive
- Shërbim për mirëmbajtjen e njësive
- Përdorim pa pagesë i palestrës
- Shërbim për menaxhimin e pronës për qira afatshkurtra dhe afatgjata















